Tiranë, 5 gusht 2011, NOA- Një 53 vjeçare është vënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme pas atentatit të bërë ndaj një avokati në kryeqytet.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se, e ndaluara është identifikuar si Fatime Fregja me banim në Tiranë dhe e dënuar më parë.
Sakaq sqarohet se, kanë qenë efektivat e Komisariatit të Policisë Nr.1 ata që bën të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autores së dyshuar për plagosjen e avokatit Dino Lelaj, 59 vjeç, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në rrugën “Ali Demi” përpara shkollës “1 Maji”, në Tiranë.
Nga ana e policisë sqarohet se nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se autorja e dyshuar ka plagosur shtetasin Dino Lelaj, për motive të dobëta, ndërsa në cilësinë e provës materiale u gjend dhe u sekuestrua në banesën e kësaj të fundit, arma tip miniblow.
Lidhur me këtë ngjarje nga ana e policisë nisën hetimet për veprat penale, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Plagosjes me dashje”.
a.y/OA