Mitrovicë, 5 gusht 2011, NOA- Një shofer autobusi me shtetësi serbe u prangos në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Mitrovicë, pasi iu gjetën një sasi e konsiderueshme fishekësh.
Mësohet se pas ndalimit të autobusit të cilin i arrestuari po drejtonte, gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet dhe konfiskua në një pako të barnave 250 copë fishekë Diabola të pushkës ajrore të kalibrit 1.4.52mm.
Sakaq nga ana e policisë nisën hetimet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.
a.y/NOA