English

Kapet vëllai hakmarrës, breshëri plumbash ndaj shtëpisë së vëllait

Shkodër, 5 gusht 2011, NOA- Një konflikt mes vëllezërish mëngjesin e sotëm, ka bërë që njëri prej tyre ta gjejë zgjidhjen me armë.

Sandër Lukaj i moshës 44 vjeçare u prangos nga blutë e qytetit të Shkodrës, pas sulmit të marrë ndaj shtëpisë së vëllait të tij në fshatin Stajkë të Bushatit, me një breshëri plumbash të dalë nga pistoleta që ai zotëronte.

Sipas policisë, 44 vjeçari Luka u arrestua, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, më vëllanë e tij me iniciale P. L., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të banesës së këtij të fundit.

Pas dëshmive të banorëve dhe sinjalizimit të policisë, menjëherë efektivat e policisë mbërritën në vendngjarje ku dhe kapën autorin e kësaj ngjarje, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë TT, së bashku më një krehër me një fishek.

a.y/NOA

KOMENTE