Pekin, 5 Gusht NOA - Një grindje e re ka ndodhur mes tifozëve të Milanit dhe të Interit.
Grindja nuk është zhvilluar në stadiumin e skuadrave të Milanos në “Giuseppe Meazza” por, shumë më shumë kilometra larg, pikërisht në Pekin.
Në kryeqytetin kinez ditën e shtunë do të zhvillohet finalja e Superkupës së Italisë, që do të shohë përballë njëra-tjetrës pikërisht dy ekipet italiane dhe duhet thënë se atmosfera dhe në Pekin është më e ndezur se kurrë.
Në këtë rast kanë qenë disa tifozë të ekipit zikaltër që i janë turrur një bashkëkombësi të tyre,të cilin e quajtën si “fajtor”, për shkak të bluzës së Milanit që ai mbante të veshur.
r.b/NOA