Tiranë, 5 gusht 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë ditës së sotme mori një letër falënderimi nga homologu i tij portugez, Pedro Passos Coelho.
Në letër kryeministri Coelho, shprehte një mesazh falënderimi, për urimet e përzemërta për emërimin në këtë detyrë nga ana e kryeministrit shqiptar, duke siguruar për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit të mëtejshme të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.
Mesazhi i Kryeministrit të Portugalisë:
“I dashur Kryeministër,
Dëshiroj t’ju falënderoj ngrohtësisht për letrën Tuaj të urimeve dhe fjalët Tuaja miqësore, në lidhje me bashkëpunimin tonë të ardhshëm. Unë jam i bindur se ne do të jemi në gjendje të zhvillojmë më tej marrëdhënien miqësore dhe të frytshme midis Shqipërisë dhe Portugalisë, duke e thelluar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha nivelet dhe duke sjellë institucionet, qytetarët dhe kompanitë tona edhe më pranë.
Unë u zgjodha për të ndërmarrë reformat e nevojshme që Portugalia të jetë në gjendje të rimëkëmbet financiarisht dhe ekonomikisht me shpejtësi, duke rindërtuar ndjenjën e besimit në të ardhmen, duke e ditur që portugezët kanë aftësitë dhe vendosmërinë të tejkalojnë këtë sfidë. Ky është mandati që është në zemër të koalicionit të fortë qeverisës që unë drejtoj tani.
Në pritje të takimit me Ju, ju lutem, pranoni i dashur koleg, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.”
a.y/NOA