English

Libi, vritet djali i vogël i Gheddafit, Khamis

Bengazi, 5 gusht 2011, NOA – Në sulmin e djeshëm me raketa të forcave të NATO-s në Bengazi ka mbetur i vrarë njëri prej djemve të kolonelit libian Muammar Gheddafi, më i vogli, 28-vjeçari Khamis.

Lajmin e bënë publik kryengritës libianë në zonën e Bengazit.

Khamis mësohet të jetë vrarë në provincën Zliten, që ndodhet 150 km në lindje të kryeqytetit Tripoli, ku mbrëmjen e djeshme mbetën të vrarë 32 persona.

Khamis, i lindur në maj të vitit 1983, ishte djali më i ri i kolonel Gheddafit.

Ai ishte komandant i brigadës 32 të forcave qeveritare, e cila luftonte në vijën e parë të frontit kundër rebelëve.

Vetë kryengritësit e cilësonin si kasapi.

Sipas mediave të huaja Khamis ishte në qendër të sulmit që në muajin mars, kur avionët e NATO-s goditën tanket e brigadës së tij teksa po marshonin drejt qytetit kyç të luftës kryengritëse ndaj regjimit, Bengazi.

Ai u mendua si i vrarë, por nga e vërteta doli se nga sulmi në mars të këtij viti kishte mbetur i vdekur djali i dytë i Gheddafit, Saif al-Arab, bashkë me tre nipërit e tij.

mit/NOA

KOMENTE