Tripoli, 5 gusht 2011, NOA- Zëdhënësi i qeverisë së Tripolit ka përgënjeshtruar lajmin mbi vdekjen e djalit të Muammar Gheddaf, Khamis, nga sulmet e NATO-s.
“Lajmi i dhënë nga rebelët është i pavërtetë, lajmi për vdekjen e Khamis Gheddafi është i sajuar për të mbuluar vrasjet e tyre”, deklaroi zëdhënësi i regjimit, Ibrahim Mussa.
Sipas tij, “Ky është një truk i pistë për të mbuluar krimet e tyre në Zlitan dhe për vrasjen e familjes libiane në Marabit”.
a.y/NOA