English

Mbledhja e KQZ, komuna Finiq fitohet nga kandidati i partisë greke

Tiranë, 5 gusht 2011, NOA- Në mbledhjen e mesditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mori në shqyrtim kërkesën e partisë MEGA, për vlerësimin e fletëve të votimit të kontestuara të dala nga zgjedhjet e pjesshme në komunën Finiq të Delvinës.

Ndërkaq pas miratimit të kësaj kërkese u hapën edhe kutitë me fletët e votimit të kontestuara ku dhe u shpall fitues kandidati i partisë greke MEGA.

Ziso Lluçi është shpallur kryetar i komunës së Finiqit, dhe do të jetë ai që do të drejtojë këtë zonë për mandatin e ardhshëm të qeverisjes lokale.

Ndërkaq përballë tij kandidonte Sokrat Spiro, i Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut.

Ndërkaq gjatë kësaj mbledhje, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani u shpreh se fitorja arrihet vetëm duke lexuar drejt votat.

a.y/NOA

KOMENTE