Moskë, 5 Gusht NOA - Mund të dukej si një sulm ironik i ndonjë gazetari ngacmues, por faktikisht ishte thjesht një pyetje e një gazetari rus.
Gjatë takimit në konferencë për shtyp në Moskë për të bërë prezantimin e filmit “Friends with Benefits” gazetari ka pyetur Timberlake: “Përse po merreni vetëm me filma dhe jo më me muzikë?”.
Në mënyrë të menjëhershme Mila Kunis, e lindur në Ukrainë, i është përgjigjur në rusisht: “Përse jo? Ç’lloj pyetje është kjo? Përse je këtu?”.
Tepër i habitur ka mbetur ylli i muzikës pop Justin, i cili nuk e priste në asnjë moment këtë lloj mbrojtje të aktores bukuroshe.
r.b/NOA