E premte, 5 gusht 2011, NOA- Një foshnje me lindje të parakohshme, është sjellë në jetë me vështirësi, pasi ai nuk arriti të marrë frymën e tij të parë përgjatë plot 15 minutash.
Foshnja u lind 10 javë para kohe në spitalin Milton Keynes ku nuk po dëgjoheshin rrahjet e para të zemrës dhe kishte mungesë gjaku në trupin e tij.
Nëna e tmerruar e foshnjës, Julie Gillard 30 vjeç, së bashku me bashkëshortin e saj Ross, ishin të detyruar për të parë për rreth 10 minuta përpjekjet e një grupi mjekësh prej 8 veta, të cilët po përpiqeshin maksimalisht për të shpëtuar jetën e foshnjës.
Pas shumë minutash pune intensive, mjekët paralajmëruan çiftin se ato do bënin maksimumin e tyre edhe për rreth 2 minuta të tjera, e nëse foshnja nuk do të reagonte, fëmija rrezikonte dëmtimin e trurit.
Por një mrekulli duket se ndodhi, pas 12 minutash, foshnja arriti të marrë frymën e tij të parë dhe prindërit e tij të kënaqur pafund e thërritën birin e tyre Lucky Lee.
Tani, pas 5 javësh kujdesie në spital, pasi ka bërë një përmirësim të jashtëzakonshëm dhe një zhvillim të plotë, ai do të lejohet të shkojë në shtëpinë e tij javën tjetër,
Nënë e pesë fëmijëve, Julie tha: “ E ndjeva që në fillim që diçka po shkonte keq pasi nuk po e dëgjoja atë të qante. U ndjeva e mjegulluar dhe një heshtje e çuditshme po më shoqëronte. Kur e pashë për herë të parë, ai kishte një ngjyrë të bardhë të pastër, dukej si një kukull dylli e vogël, nuk kishte asnjë shenjë gjaku dhe nuk po dëgjoja asnjë rrahje zemre. U ndjeva plotësisht e pafuqishme si një nënë.”
Ajo, së bashku me bashkëshortin e saj, shprehen se do të jenë përjetësisht mirënjohës ndaj mjekëve dhe infermierëve të cilët ia rikthyen jetën djalit të tyre.
Lucky Lee lindi më 30 Qershor. Aktualisht janë bërë tre skanime të trurit dhe fatmirësisht duket se nuk ka asnjë dëmtim të trurit.
A.Koçi/NOA