Tiranë, 5 gusht, NOA - Sipas MeteoAlb ditën e nesërme (6 gusht) zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellet, ndërsa në zonat malore do të jenë të pranishme vranësirat e herë pas hershme. Mesdita do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër territor duke rrezikuar zonat malore për shira të dobët.
Gjate pasdites, zonat e ulëta dhe bregdetare do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa në juglindje dhe verilindje të vendit do të ketë shtim të vranësirave dhe shira të izoluar. Gjatë natës vranësirat dhe shirat do të largohen nga i gjithë vendi. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme, ato pothuajse do të qëndrojnë konstante, si në vlerat e mëngjesit dhe në ato të mesditës.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h dhe drejtim Perëndimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët.
Europa
Serish nesër, Europa veriperëndimore edhe Europa Qendrore do të mbeten në kushtet e motit të paqëndrueshëm, pasi vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të dominojnë këto rajone gjatë gjithë ditës. Shira të dendur do të ketë sërish në Vendet Nordike, në Ishujt Britanike dhe në Fancës, të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave për shkak të prezencës së shirave gjatë gjithë ditës. Në kushte të vranësirave dhe shirave do të jetë edhe Pellgu i Mesdheut dhe Gadishulli i Ballkani, ku gjatë pasdites vranësirat do të grumbullohen dhe për pasojë do të gjenerojnë shira në formë rrebeshi, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të karakterizohen nga moti i kthjellet dhe temperaturat e larta.
Ngjarje ekstreme në Europë: Ishujt Britanike do të rrezikohen për shira intensive dhe stuhi ere; Franca rrezikon shira intensive dhe temperatura të ulëta.
a.k/NOA