Tiranë, 5 gusht 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 5 gusht 2011.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Flet kryebashkiaku i Tiranës, Basha: Projekti i sheshit Skënderbej do rishikohet”. Tituj të tjerë në faqen e parë janë: “Tragjedi në Elbasan, zjarri shkrumbon godinën 73 vjeçare të teatrit ‘Skampa’”; “Presidenti Topi kalon në heshtje ligjin për shembjen e Piramidës”; “Rregullat e reja të regjistrimit, MASH: Nxënësit e gjimnazeve vetëm sipas lagjeve”.
E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Ndrageta, pushime në Shqipëri. Kapet në Vlorë i ashtuquajturi “Paco”, person kyç i trafikut të drogës”. Argumente të tjerë veçojmë: “Dështojnë bisedimet mes minatorëve dhe ACR”; “Meta: Shkundje zyrtarëve të LSI në qeveri dhe parti”; “Presidenti Topi nuk firmos ligjin për prishjen e Piramidës”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Basha: Premtimet për Tiranën, faza e bërjes realitet”. Tituj të tjerë në faqen e parë: “Trafiku kaotik ndryshon projekti i sheshit “Skënderbej”; “Braho: Kërkesa e PS për ndryshimet në kushtetutë është e pasinqertë”; “Aksioni në Tiranë, bllokohen 24 ndërtime pa leje”; “Si llogariten pikët e maturantëve për studimet e larta”; ndërsa në faqet summer times “Dashuria në ambientet e punës ecja në një ekuilibër delikat”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Kapet në Vlorë “El Paco” i Ndragetës”. Më tej veçojmë titujt: “Ministri gjerman: Nuk erdha në Tiranë për të pajtuar Ramën me Berishën”; “Artisti i nudove: Si shndërrova Enverin në Naim”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Bosi i Ndrageta. Kapet në Vlorë i akuzuari për trafik droge”. Tituj të tjerë në vijim të faqes së parë janë: “Kuvendi debati më ’91 për regjistrimin e popullsisë”; “Jeta e Enver Hoxhës, babai emigrant në SHBA, kontakti i parë me komunizmin”; ndërsa në sulmentin summer pages “Sonila Meço: Gazetarja: Zonë e xanun”
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
mit/NOA