Lezhë, 5 gusht 2011, NOA- Policia e Lezhës gjatë mbrëmjes së djeshme vuri në prangat e policisë një 19 vjeçar, i akuzuar për vjedhjen e një turisteje gjermane.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se Skerdi Hoxha u arrestua në flagrancë pak para mesnate pasi duke punuar në një qendër interneti në plazhin Golem Kavajë, i ka vjedhur 600 euro dhe 10.000 lekë një shtetaseje Gjermane.
Lidhur me këtë rast nga ana e uniformave blu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale eurot dhe lekët e vjedhura nga portofoli, ndërsa ndaj të riut nisën hetimet e mëtejshme.
a.y/NOA