English

Vijojnë bisedimet informale, e paqartë situata në veri të Kosovës

Prishtinë, 5 gusht 2011, NOA Update– Kur vijojnë ende bisedimet informale për ç’tensionimin e situatës në veri të Kosovës ende nuk dihet se ç’farë është vendosur për këtë zonë të Kosovës e banuar nga një shumicë serbe.

Mbrëmjen e vonë të së enjtes komandanti i KFOR-it Erhard Buhler bisedoi për pesë orë me zyrtarët serbë në një zonë pranë Leposaviçit.

Pas takimit si Komandanti i KFOR-it Erhard Buhler dhe kryenegociatori serb në bisedime me Kosovën Borisllav Sefanoviç e ministri për Kosovën në qeverinë serbe Goran Bogdanoviç nuk kanë bërë asnjë deklaratë për mediat duke lënë ende të paqartë vendimin e marrë për pikat kufitare në veri dhe zhbllokimin e barrikadave.

Bisedimet mes zyrtarëve serbë dhe KFOR-it pritet të vazhdojnë edhe sot, ndërkohë që mediat e Kosovës bëjnë me dije se janë përjashtuar nga bisedimet zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Sipas autoriteteve situata në veri të Kosovës është e qetë, por me potencial tensioni.

veri të Kosovës mbetet ende në fuqi draftmarrëveshja e arritur para tri ditësh ndërmjet KFOR-it dhe zyrtarëve serbë, një draft i hedhur poshtë nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, këmbënguli se gjendja në veri ka ndryshuar, dhe se nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e para 25 korrikut në dy vendkalimet kufitare.

Por, qeveria e Kosovës edhe pse e ka hedhur poshtë projekt-marrëveshjen e arritur mes KFOR-it dhe zyrtarëve serbë ka lejuar kalimin e kamionëve me ndihmat humanitare, duke pranuar dorazi një pikë të marrëveshjes.

Ndërkohë asnjë agjenci shtetërore nuk ka shpallur se në veri të Kosovës ka krizë humanitare.

Qeveria e Kosovës shprehet se do të zbatojë masat e reciprocitetit dhe se nuk do të negociojë me askënd për Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Mbrëmë kamionë me mallra kanë hyrë në dy vendkalimet kufitare të Jarinjes dhe Bërnjakës, ndërkohë që në dy doganat nuk kishte doganierë kosovarë.

mit/NOA

KOMENTE
  • Skender Shatri14:05 - 05 Gusht 2011
    Kjo cfarë ndodhe ne veri te vendit eshte projkt i mire -organizur nga qarqe serbe te cilat synojne shkeputjen edhe te nje pjese te tokave shqiptare edhe ashtu te coptuara deri ne kete mase.Bashkesia nderkombetare eshte ajo e 1912,13 e tutje kur nen ombredhen e saj u coptuan trojet tona dhe prap po ato shtete jane qe po bejne sehir ne keto momente.Por nje gje duhet ditur ,nese nuk i pervjelim duart edhe nje here kosova u nda perfundismisht ,bile me tendenca te riokupimit te ri nga SERBIA.