English

Aleanca Kuq e Zi, takim kundër regjistrimit në Velipojë

Velipojë, 6 gusht, NOA – Drejtues të Aleancës Kuq e Zi kanë zhvilluar sot një takim më Velipojë, ku kanë kundërshtuar procesin e regjistrimit të popullsisë mbi bazë të fesë dhe etnisë.

Drejtues të kësaj lëvizje kanë takuar të rinj dhe qytetarë të ndryshëm, ku i kanë informuar mbi ligjin e regjistrimit dhe dëmet, që sipas tyre, ai i sjellë vendit. Në takimin e zhvilluar në këtë qytet janë hedhur dhe parulla kundër zbatimit të këtij ligjit dhe qëndrimit që ka mbajtur shteti grek në lidhje me regjistrimin.

Po ashtu, drejtues të Aleancës Kuq e Zi kanë përsëritur dhe kërkesën për heqjen e emrave sllavë nga toponimet në gjithë vendin.

a.k/NOAc

KOMENTE