Angli, 6 Gusht NOA - Arsenal ka refuzuar sërish ofertën e Barcelonës për Cesc Fabregas.
Sipas të përditshmes spanjolle “As”, klubi katalanas ka propozuar 29 milionë euro fikse plus 9 të tjera të lidhura me bonuset.
Me pak fjalë kampionët e Evropës e vlerësuan mesfushorin e Arsenalit me shifrën e 38 milionëve.
Në krahun tjetër Arsenal vazhdon të mbajë qëndrimin e saj për sa i përket kërkesës së saj ku Wenger ka qenë i qartë për shumën e 45 milionë eurove.
Megjithatë marrëveshja ende nuk ka përfunduar pasi akordi mes dy klubeve dhe mund të përfundojë me sukses.
r.b/NOA