Në Gjermani, filloi mbrëmë kampionati i 49-të i futbollit. Në ndeshjen e parë, e cila u transmetua në 199 vende të ndryshme të botës u ndeshën kampioni aktual, Borusia e Dortmundit dhe Hamburgu.
Në stadiumin vendas në Dortmund ekipi i trainerit Jürgen Klopp, fitoi para 80 mijë shikuesve ndeshjen me rezultat 3:1.