Vlorë, 6 gusht 2011, NOA – Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e arrestit për Giussepe Simonelin, një prej anëtarëve të bandës famëkeqe “Ndrangheta”.
I arrestuar 3 ditë më parë, ndërsa pushonte në plazhin e Radhimës, 32 vjeçari Simoneli do të qëndrojë në burg deri ditën e ekstradimit të tij.
Gjykata ka vendosur burg pa afat për njeriun, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve nartikotike. Ai ka hyrë në Shqipëri si turist në dtaën 30 korrik dhe është arrestuar nga uniformat blu me urdhër të Interpolit, i cili e kishte shpallur prej vitesh në kërkim.
Sipas gazetarëve lokale, seanca e dhëniës së masës së dënimit është zhvilluar krejt papritur, pasi dje është deklaruar se do të mbahej ditën e hënë.
Simoneli është personi i 17, i shpallur në kërkim dhe i arrestuar për llogari të Interpolit, pas hetimeve për trafik narkotikësh në bashkëpunim me të tjerë, pjesë e organizatës kriminale “Ndrangheta”.
Ekstradimi i Simonelit do të bëhet pasi të mbërrijnë nga Bolonja dokumentat përkatëse.
a.q/NOA