English

Ekzekutohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

Torino (Itali), 6 gusht, NOA – Një 37-vjeçar nga Shqipëria është ekzekutuar në Itali gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Valentino Parella” të Torinos, rreth orës 01:30. Viktima është identifikuar si Indrit Kuçi. Ai është gjetur pa jetë brenda në makinën e tij tip “Ford Ka”, e cila ishte e parkuar në anë të rrugës.

Sipas të dhënave të para, 37-vjeçar është qëlluar me tre plumba pistolete. Policia italiane ka nisur hetimet në lidhje me konfliktet që mund të ketë pasur viktima. Kuçi rezultonte i pajisur me dokumente të rregullta qëndrimi në Itali.

a.k/NOA

KOMENTE