English

Ekzekutohet një person në Shkodër

Shkodër, 6 gusht, NOA – Një 40-vjeçar është ekzekutuar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se viktima është Besnik Dashi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tophane”. Forca të shumta police kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë marrë masat e para për identifikimin e autorit.

Sipas policisë viktima ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është qëlluar. Plumbat kanë ardhur nga persona që ndodheshin brenda një makine. Policia po heton pistën e hakmarrjes, pasi dy vite me parë, vet Dashi dyshohet si autor i një vrasje.

a.k/NOA

KOMENTE