English

“Etna”, erdhi ora e zgjimit

Katania, 6 gusht 2011, NOA – Rikthehet “spektakli” i vullkanit italian. Etna është riaktivizuar natën e mbrëmshme në një fazë të re të “gojës” së saj, në juglindje të kraterit. Dukuria e nisur në orën 23 ka zgjatur rreth dy orë.

Aktiviteti ka bërë që të shpërthejë ujëvara e llavës vullkanike e cila është drejtuar në Bove del Valle, ndërsa hiri ka mbuluar disa provinca. Aeroporti “Fontanarossa” u mbyll për disa orë, nga mesnata deri në 7 të mëngjesit, ndërsa janë anuluar fluturimet.

a.q/NOA

KOMENTE