English

Gjurmë të ujit të kripur në Mars

SHBA, 6 Gusht NOA - Ujë i kripur në gjendje të lëngshme mund të kalojë në periudha sezonale në sasi të vogla mbi sipërfaqen e planetit Mars.

Dëshmi për këtë fakt janë disa gjurmë të errëta dhe të gjata dhe me qindra metra që shfaqen në planetin e kuq vetëm gjatë verës marsiane.

Hipoteza shumë sugjestionuese, e prezantuar nga NASA gjatë një konference për shtyp është publikuar në revistën Science nga grupi i koordinuar nga Alfred McEwen i universitetit të Arizonës.

r.b/NOA

KOMENTE