English

Jahjaga: Për interesa të Kosovës, do të takoja Tadiçin

Prishtin, 6 gusht, NOA - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se për interes të Shtetit të Kosovës do të takonte edhe homologun e saj, Boris Tadicin.

“Për interesa të shtetit është në gjendje të takohet me secilin”, ka thënë ajo, për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

Më pas, ajo ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për dërgimin e njësive policore në pikat kufitare në Veri të vendit. Sipas saj, ky ishte një vendim i drejtë dhe legjitim.

“Në Bruksel janë arritur disa marrëveshje dhe është pritur që deri në fund të vitit të merremi vesh edhe për pesë ose gjashtë çështje tjera, nga njëzet sa ishin në rendin e ditës. Në raundin e fundit Serbia nuk erdhi në bisedime ndaj nuk kishte zgjidhje tjetër që të mbrohen interesat e Kosovës dhe banorët e saj pos që të vendosen masat e reciprocitetet në marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo për agjencinë "Beta". Sipas presidentes, para 25 korrikut kufiri në veriun e Kosovës ishte arenë e tregtisë ilegale dhe e krimit të organizuar, gjë që ka dëmtuar interesat e Kosovës.

“Me vendimin e Qeverisë së Kosovës është dërguar një kontingjent i caktuar i forcave të Policisë së Kosovës që t’ua mundësojnë policisë dhe doganierëve zbatimin e detyrave”

Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve ndërkombëtar se aksioni është ndërmarrë pa konsultime, Jahjaga thotë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

“Vendimet dhe përgjegjësit për ndërmarrje të aksioneve dhe për gjendje të sigurisë i takojnë Qeverisë së Kosovës”, thotë ajo dhe shton se “EULEX- nuk është dëshmuar të jetë i suksesshëm në luftimin e tregtisë ilegale në krimin e organizuar”.

E pyetur të komentojë qëndrimet se prapa bllokimit të rrugëve dhe incidenteve qëndrojnë zyrtarët e Beogradit, ajo thotë se “përderisa nuk ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, është e qartë se çdo kyçje e strukturave të Serbisë, pa njohuritë dhe pajtimin e institucioneve të Kosovës, është i paligjshëm”.

NOA/Beta

KOMENTE
  • Elmi Memeti16:54 - 06 Gusht 2011
    Zaten bisedimet le te vazhdojne,kur te dojne por te dini vellezer Kosovar se edhe ekonomin po e shkatrron.Atehere kerkoj qe edhe populli le te vedisohet se per te pas prosperitet nje popull,ashtu si diti Kosova te organizohet shum her,por edhe per luft,ta dini se vetem EKONOMIA e fort i ban pa u ndir rand.....