Beograd, 6 gusht 2011, NOA - Megjithë kërkesën e negociatorti serb Borisllav Stefanovic që serbët e veriut të heqin barrikadat dhe zhbllokojnë rrugët, sepse duhet të respektohet marrëveshja, krerët e këtyre komunave paralele serbe nuk janë pajtuar të bëjnë një gjë të tille.
Në takimet e zhvilluara sot gjatë ditës në Zveçan në mes të përfaqësuesit serbë në bisedimet Kosovës dhe Serbisë Borisllav Stefanoviç dhe drejtuesve të komunave paralele serbe në veri, është bërë e ditur se Stefanoviçi ka tentuar ti bindë ata që ta pranojnë marrëveshjen e arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it. Ai ka deklaruar kjo marrëveshje është e keqja më e vogël për serbet e veriut dhe se në veri nuk do të ketë as një shenjë të Republikës së Kosovës . Burime e RTK-së brenda pjesës veriore kanë bërë të ditur se këto takime tashmë kanë përfunduar dhe se është vendosur që takimi i radhës të mbahet me 8 gusht. Sipas këtij burimi merret vesh se deri ne takimin e radhës rrugët do të qëndrojnë të bllokuara nga qytetarët serbë edhe për KFOR-in. Në anën tjetër Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës që të shkëputen nga ndikimi i strukturave paralele dhe kriminale të financuara siç tha ai nga Beogradi. a.q/NOA