Pekin, 6 gusht 2011, NOA - Milani fiton Superkupën e Italisë të zhvilluar në stadiumin “Foleja e Zogut” në Pekin, me rezultat 2-1.
Pas rasteve të shumta të pa konkretizuara dhe teknikës së Ricky Alvarez që shpartalloi mesfushën kuqezi, goli për Interin erdhi nga njeriu më i përfolur.
Ëesley Sneijder ekzekutoi me mjeshtri një gjuajtje të lirë nga 25 metra, duke lënë Abbiatin të mposhtur dhe Interin në epërsi (22’).
Interi deri në fund të pjesës së parë ishte dominant, por në pjesën e dytë ishim dëshmitarë të lojës së kampionit të vërtet.
Milani bëri presion të vazhdueshëm në rivalin dhe pas një aistimi të mrekullueshëm të Seedorf, ishte Zlatan Ibrahimovic ai që me kokë realizoi golin e barazimit, kjo falë mbrojtjes së dobët të Interit (60’).
Pas këtij goli, në lojë inkuadrohet Alexandre Pato, që ndryshoi edhe më shumë lojën e kampionit. Në goditjen e parë të tij, Pato i shkaktoi vështirësi të mëdha Julio Cesarit i cili grushtoi topin, ndërsa pas devijimit nga gardiani brazilian, ishte Kevin Prince Boateng ai që shënoi për epërsinë dhe golin e fitores së madhe për Milanin.
Milani e fillon sezonin në mënyrën më të mirë, me trofeun e gjashtë të Superkupës, statistikë ku edhe zyrtarisht e kaloi Interin që ka pesë tituj të Superkupës. Interin e Gasperinit e pret shumë punë, por pas kësaj disfate është shumë e mundur që lojtarë si Wesley Sneijder, Samuel Eto’o dhe Maicon ta mendojnë të ardhmen në Meazza.
a.q/NOA