English

Parada gej, Amsterdami “ngjyroset” me ylberin

Amsterdam, 6 gusht 2011, NOA – Në Hollandë numërohen mbi 1 milion persona me prirje të njëjta seksuale ( gej, lesbike apo transvestitë).

Këtë të shtunë, mijëra turistë kanë ndjekur në rrugët e Amsterdamit paradën e homoseksualëve.

80 varka kanë shëtitur me orë të tëra përgjatë lumit, ndërsa turistët kanë ndalur shëtitjen në urat e shumta të kryeqytetit hollandez.

Mes anijeve ka rënë në sy ajo “ e piratëve”. Flamuri që ne të gjithë njohim, këtë hërë ishte mbushur me ngjyrat e ylberit, ndërsa “pasagjerët” të veshur vetëm me çorape të zeza mbanin në duar shpata ngjyrë rozë dhe kërcenin sipas ritmit të muzikës tenko dhe elektronike.

Policia edhe këtë vit ka treguar korrektësinë në garantimin e manifestimit, i cili ka hyrë në vitin e tij te 16-të.

Hollanda është vendi i parë në botë, i cili ka njohur dhe ligjëruar martesën mes personave me të njëjtin seks.

a.q/NOA

KOMENTE