English

Paradoksi i Oslo-s

Nga Alain Jeannet

Ai mund të konsiderohet si një i çmendur. Një gënjeshtar patologjik. Përgjigjja bionde dhe e luftëtarit të krishterë kundrejt luftëtarit fanatik të al-Qaida-së. Megjithatë, kur lexojmë manifestin e pafundshëm të shkruar nga Behring Anders Breivik, na merren mendtë.

Masakra e kryer nga Breivik do të duhej të ketë efekt të kundërt nga ajo që ai priste.

Pas tërheqjes së referencave popullore të Templars dhe Charles Martel, fjalimi i tij duket si një variant ekstrem i argumenteve të zhvilluara nga një sërë autorësh dhe politikanësh të lartë që përdorin këto argumente si zgjedhje kundër ankthit të përhapur në gjirin e popullsive të tërë Evropës.

Shikoni suksesin e pamfletit të Sarrazin Thilo-së, i ish-Bankës Qendrore Gjermane. Dëgjoni Sarkozistët, Merkelët dhe të tjerët Cameron. Udhëheqësit e të tri vendeve më të mëdha të Bashkimit Evropian panë të arsyeshme përmendjen, secili në mënyrën e vet, të "dështimit të shoqërisë multikulturore", por për çfarë flasim saktësisht?

Fakti është se partitë nacionaliste të së djathtës ekstreme kanë rezultate shumë të larta. Në Danimarkë, Finlandë, Norvegji, Belgjikë, në Holandën e Geert Wilders, i cili shpesh citohet sikur frymëzuesi i vrasësit norvegjez.

Anders Breivik Behring gjithashtu i referohet lirisht Partisë Popullore zvicerane. Disa ilustrime të manifestit të tij kujtojnë tmerrësisht fushatat me dele të zeza si dhe ato kundër minareve.

Është krejtësisht e qartë se ne nuk mund të fajësojmë të gjithë udhëheqësit populistë për çdo akt të kryer nga individët e çmendur. Siç nuk mund të vëmë në pah një lidhje të drejtpërdrejtë mes shkakut dhe efektit, ndryshe mes propagandës dhe abuzimeve psikiatrike. Megjithatë, duke hedhur vaj në zjarr me kryeneçësi, Wilder-sët dhe Freysinger-ët ushqejnë një kulturë politike të urrejtjes, me të cilën, të çmendurit sikur se Breivik ushqehen. Falë këtyre politikanëve, ata arrin të tërheqin një arsyetim të kauzës së tyre.

Këtë retorikë dhe estetikë urryese e gjejmë në mënyrë më të theksuar në sitet siç janë Gates of Vienna apo Jihad Watch, përmes të cilëve shprehen ekstremistët antiislamikë të në lloji të ri, një galaktikë deri tani e panjohur nga shërbimet e sigurimit dhe me të cilën demokracitë evropiane duken shumë keq të përgatitura.

Duke komunikuar kryesisht nëpërmjet internetit, këta kryqtarë, me prejardhje nga Austria, Britania, Gjermannia, Franca, Skandinavia, Zvicra janë takuar edhe në Cyrih në qershor të 2010-ës. Ata gjithashtu denoncojnë neglizhencën e elitave dhe të udhëheqësve në lidhje me pushtimin mysliman.

Dhe tani? Masakra e kryer nga Breivik do të duhej të ketë efekt të kundërt nga ajo që ai priste. Kjo tragjedi inkurajon të paktën prekjen e problemeve (dhe përfitimet) të emigracionit joevropian në një mënyrë më të arsyetuar. Ajo nxjerr në pah rreziqet e lojës me një kërcënimin islamik të enjtur dhe të stërfantazmuar. Ajo thekson pamundësinë e kthimit në një shoqëri të pastër dhe kulturore homogjene.

Ky është paradoksi i Oslo-s: djaloshi norvegjez dhe vrasës ëndërronte veten si një hero shpëtues, derisa vetëm ka theksuar absurditetin dhe anakronizmin e kryqëzatës së tij.

NOA

KOMENTE