English

Përfundon ujësjellësi në Berat, Berisha: Pushteti vendor kujdes në menaxhim

Berat, 6 gusht 2011, NOA - Ka përfunduar faza e parë e punimeve për invesimin gjermano shqiptar "Furnizimi me Ujë të Pijshëm" në qytetet e Beratit dhe të Kuçovës. Në këtë ceremoni inagurimi kanë marrë pjesë personalitetet më të larta të pushtetit vendor, kryeministri i vendit Sali Berisha dhe ministri i ekonomisë gjermane Dirk Niebel etj. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha ka theksuar rëndësinë e projektit, si dhe u ka garantuar qyteratëve ujë të pijshmëm në çdo kohë.

“Ky vend është i përjetshëm. Historia thotë se është 2500 vjeçar, por nëse kthehemi pas në kohë, do të gjejmë gjurmë 3000 vjet më të hershme. Ky vend është shume i veçante në trashëgiminë e vet kulturore. Por një nga gjërat e shquara të këtij vendi është mënyra se si qytetaret e këtij vendi ruajtën jo vetëm qytetin e tyre, por edhe librin. Njeri nga librat është trashëgimi kulturore botërore. Vjen nga shekulli i 6 dhe nuk u ruajt nëpër arkiva, por në arkivat e familjes dhe u përçua gjeneratë pas gjenerate, deri ditët e sotme. Dhe ky është Kodiku i Purpurtë i Beratit, që sot është trashëgimi botërore” theksoi Berisha.

“Thirrja ime për autoritetet vendore është kjo: Mënyra më e mirë për ti shprehur mirënjohjen taksapagueseve gjermanë është të adoptojmë disiplinën dhe parametrat gjermane, në menaxhimin e ujërave”, nënvizoi mes të tjerash kryeministri.

Faza e parë e projektit, bashkëfinancohet nga qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim me 6.6 milion euro dhe parashikon rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm, instalimin e matësave të ujit në qytetin e Beratit, si edhe ndërtimin e linjës kryesore të furnizimit me ujë Berat-Kuçovë me një gjatësi prej 12 km. Projekti ka si qëllim t`i sigurojë popullatës, prej 120.000 banorësh, në zonat ku ky projekt shtrihet një furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm, i cili përmbush të gjitha kriteret e një uji të pastër higjenikisht.

a.q/NOA

KOMENTE