English

Plagoset me thikë 53-vjeçari, shpallen në kërkim dy të rinj

Elbasan, 6 gusht, NOA – Një sherr në qytetin e Elbasanit ka sjellë dhe plagosjen e një personi. Mësohet se 53-vjeçari Edmond Stafa është plagosur mëngjesi e sotëm pas konfliktit me dy të rinj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kala” të këtij qytetit, kur dy të rinjtë; E.D 28 vjeç dhe V. Xhuvani, e kanë qëlluar atë me thikë pjesë të ndryshme të trupit. Stafa është dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Dy të rinjtë janë shpallur në kërkim dhe sipas policisë po punohet për arrestimin e tyre. Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje dhe dëshmitarët për të sqaruar motivet e sherrit që përfundoi në përdorimin e thikës.

a.k/NOA

KOMENTE