English

Pse duhen shkurtuar shpenzimet për mbrojtjen në SHBA

Nga Fareed Zakaria

Aspekti më i frikshëm i marrëveshjes së fundit mbi tavanin e borxhit është se Washingtoni do të jetë i detyruar të kërcënohet nga shkurtimi i shpenzimeve për mbrojtjen. Nëse “super komiteti” i Kongresit nuk do të bjerë dakord për shkurtimin e 1.5 trilion dollarëve, gijotina do të bjerë dhe gjysma e këtyre shkurtimeve do të duhet të bëhen nga shpenzimet për sigurinë kombëtare. Teksa Washingtoni po bën aq shumë llogari, ekziston paqartësia në kushte dhe terma (për shembull, çfarë mbulohet nën “sigurinë kombëtare”). Shumica e ekspertëve vlerësojnë se buxheti i mbrojtjes mund të humbasë 600-700 bilion dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme. Nëse është vërtet kështu, atëherë le të bjerë gijotina.

Së pari, pak histori. Në mënyrë të paparë buxheti i Pentagonit është rritur në 13 vitet e fundit. Mes vitit 2001 dhe 2009, shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen kanë kaluar nga 412 bilion dollarë në 699 bilion, çka përfaqëson një rritje me 70%. Kjo masë mund të konsiderohet më e lartë krahasuar me çdo periudhë që prej luftës së Koresë. Duke përfshirë shpenzimet shtesë në Irak dhe Afganistan, ne shpenzojnë 250 bilion dollarë më shumë se sa mesatarja e shpenzimeve për mbrojtjen gjatë Luftës së Ftohtë, një kohë kur ushtria sovjetike, kineze dhe ushtritë e Evropës lindore ishin pozicionuar kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Gjatë dekadës së kaluar, kur ne nuk kishim shqetësime serioze kombëtare, shpenzimet për mbrojtjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaluan nga 1/3 e shpenzimeve totale për mbrojtjen në gjithë botën në 50%. Thënë me fjalë të tjera, ne shpenzojmë më shumë për mbrojtjen se sa të gjithë vendet e tjera të planetit të mbledhura sëbashku.

Nuk është e paprecedentë që shpenzimet për mbrojtjen të pësojnë rënie substanciale ndërsa tërhiqemi apo i japim fund aksioneve ushtarake. Pas luftës së Koresë, Presidenti Dwight Eisenhower shkurtoi shpenzimet në mbrojtje me 27%. Richard Nixon shkurtoi këto shpenzime me 29% pas luftës së Vietnamit. Teksa tensionet rriteshin në vitet 1980, Ronald Reagan nisi të kthejë sërish në nivel shpenzimet e tij ushtarake, një proces i vazhduar edhe nën administratën e Presidentit George H.W.Bush dhe Bill Clinton. Duke marrë parasysh rritjen në shpenzimet për mbrojtjen nën administratën e George W.Bush, edhe nëse Presidenti Obama do të mund të bëjë shkurtime të krahasueshme me këta presidentë të mëparshëm, shpenzimet e mbrojtjes gjithsesi do të mbeten substancisht mbi nivelin e atyre të paraardhësve. Plani Boëles-Simpson i komisionit propozon 750 bilion dollarë shpenzime në mbrojtje për 10 vite. Lawrence Korb i cili ka punuar për Pentagonin në kohën e Ronald Reagan, beson se 1 trilion dollarë shkurtime për 10-12 vite janë të mundshme pa kompromentuar sigurinë kombëtare.

Konservatorët duhet të shqyrtojnë me seriozitet buxhetin e mbrojtjes i cili përmban tonelata të dhënash mbi një drejtim liberalist. Shumica e atyre çka thuhen për shpërdorimet, mashtrimet dhe abuzimet në qeverisje janë shumë të ekzagjeruara, thjesht nuk ka para të mjaftueshme për të tu lënë e lirë për tu shpenzuar. Shumica e shpenzimeve të qeverisë federale janë transfertë pagesash dhe shpenzime taksash, të cilat janë, ajo çka duhet, efiçencë që paratë të shkojnë tek përfituesit. Përjashtim përbën mbrojtja, kostoja e sistemit të strehimit, subvencionimi, kostoja shtesë e prokurimeve, pensionet e parakohshme dhe garancitë shëndetësore. Ka shumë tejkalime dhe publikime në shërbimet ushtarake. Sot estabilishmenti i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përbën ekonominë më të madhe socialiste të botës.

Shkurtimi i shpenzimeve në fushën e mbrojtjes gjithashtu do të detyrojë ribalancimin për një politikë të jashtme amerikane më të shëndetshme. Që prej Luftës së Ftohtë, Kongresi ka patur prirjen për të shpërndarë një pjesë të majme buxheti për Pentagonin dhe të lërë të vuajë agjencitë e politikës së jashtme. Si një ish-sekretar amerikan për mbrojtjen Robert Gates nënvizoi se ka më shumë trupa ushtarake që marshojnë se sa e gjithë administrata e shërbimit të jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdokush që e ka parë nga brenda politikën e jashtme amerikane ka konstatuar këtë mungesë balance. Zyrtarët e departamenteve kryesore të shtetit që negociojnë marrëveshje të rëndësishme arrijnë pa ndihmë dhe pas 14 orësh fluturime. Zyrtarët e strukturave ushtarake munden të udhëtojnë në avionë të bollshëm, kanë ndihmë në dispozicion dhe para për të shpenzuar.

Duke e përshkruar në mënyrë precize këtë fenomen, Eisenhower nënvizonte se përballë një njeriu me çekiç në dorë, çdo problem duket si një gozhdë. Në këtë fjalim të shumë cituar Eisenhower bëri thirrje për një balancim mes shpenzimeve ushtarake dhe atyre jo ushtarake. Fatkeqësisht që prej atij fjalimi raporti midis dy buxheteve është bërë edhe më i disbalancuar.

NOA

KOMENTE