Tiranë, 6 gusht 2011, NOA – Shqiptarët do të nisin më 1 tetor deklarimin e përkatësisë së tyre fetare dhe etnike. Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja sqaroi sot për mediat së regjistrimi i popullsisë dhe banesave (censusi) starton në datën 1 tetor.
“INSTAT-i vetëm për këtë periudhë, për periudhën e censusit në terren do të angazhojë afërsisht rreth 15 mijë njerëz, 12 mijë do të jenë anketues, rreth 2400 do jenë kontrollorë, ndërsa pjesa tjetër do jenë mbikëqyrës. Do ketë grupe kontrolli dhe gjithë puna do zgjasë rreth 3 javë dhe cdo shqiptar do t’i përgjigjet atij”, tha Nurja.
Qytetarëve do t’ju duhen më shuam se 20 minuta për të plotësuar formularin voluminoz prej 32 faqesh. Pyetjet janë të ndara në dy grupe, ato që janë me detyrim përgjigjeje dhe që kanë të bëjnë me llojin e ndërtesës dhe banesës, si dhe pyetje individuale. Ndërsa pyetjet që lidhen me përkatësinë fetare dhe etnike, që muajt e fundit kanë shkaktuar jo pak debate, janë specifikuar si deklarim i lirë dhe jo i detyrueshëm. Pas përfundimit të pyetësorit do të kemi për herë të parë të dhëna të sakta për emigrantët si edhe statistika të plota mbi realitetin demografik, ekonomik dhe social të vendit.
Që prej vitit 1989 në vendin tonë nuk ka patur asnjë rifreskim të dhënash lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe banesave, ndërsa saktësohet zyrtarisht se nuk është janë të detyrueshme përgjigjet për përkatësinë fetare dhe etnike.
a.q/NOA