English

Rrëzohet helikopteri, vdesin 38 ushtarë në Afganistan

Kabul, 6 gusht 2011, NOA – 38 ushtarë, mes të cilëve 31 amerikanë dhe 7 afganë gjetën vdekjen pas rrëzimit të një helikopteri të Forcave ndërkombëtare të Sigurisë, ISAF pranë komunës Maidan në Afganistan. Talibanët morën përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit, një model Chinook, i cili përdoret për transport.

Gazeta “Neë York Times” pohon se një burim ushtarak anonim tha se, avioni u godit nga një raketë e e nisur nga kryengritësit. Ngjarja shënon kështu një prej dy incidenteve më të rënda që prej fillimit të konfliktit në vitin 2001.

Në momentet e para ISAF nuk ka konfirmuar lajmin por më pas është bërë e ditur edhe zyrtarisht vdekja e 38 ushtarëve si edhe e tetë talibanëve.

a.q/NOA

KOMENTE