SHBA, 6 Gusht NOA - Ka qenë i dehur pas një feste me miqtë e tij, ku Ryan Reynolds ka marrë vendimin për tu kthyer në shtëpi në këmbë dhe jo me makinë.
Për fat të keq jo të gjithë kishin bërë këtë zgjedhje të përgjegjshme të aktorit, i cili u përfshi në një aksident po nga një drejtues automjeti i dehur, ku si pasojë për tre ditë ka qëndruar në koma.
Kjo histori është treguar nga vetë protagonisti i kësaj ngjarje.
Aventura jo e këndshme u mbyll me zgjimin e Ryan, por çështja nuk ishte e këndshme.
Kjo mbi të gjitha, pasi ish-bashkëshorti i Scarlett Johansson përfundoi me të gjitha kockat e anës së majtë të thyera.
Menjëherë pas aksidentit, Ryan ka qëndruar për tre ditë në koma në spital dhe gjatë gjithë kohës ka pasur praninë e babit të tij, i cili për asnjë moment nuk e ka lënë vetëm.
r.b/NOA