Durrës, 6 Gusht 2011 NOA / Një shpërthim bombole gazi ndodhi para pak minutash në Durrës me pasojë plagosjen e një të riu.
Ngjarja ndodhi në një banesë në lagjen nr 18 të qytetit bregdetar dhe i plagosur është Ilir Baca, 24 vjeç.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit Ushtarak të Tiranës. Paraprakisht bëhet e ditur se i dëmtuari ka plagë serioze nga shpërthimi i gazit.
e.t/NOA