English

Shpëthen bombula, digjet 24 vjeçari

Durrës, 6 gusht 2011, NOA – Një 24 vjeçar është plagosur rëndë pas shpërthimit të një bombule gazi në një banesë. Ngjarka ka ndodhur në lagjen numër 18 në Durrës, ku 24 vjeçari Ilir Baca ka pësuar djegie të shkallës së lartë pasi bombula ka plasur dhe ka marrë flakë. Sipas mjekëve të spitalit rajonal, 80 % e trupit të të riut është djegur e për pasojë është nisur ugjent drejt spitalit ushtarak.

Ky nuk është rasti i parë kur jeta e njerëzve rrezikohet nga shpërthimi i bombulave të gazit. Pakujdesia në përdorim është kryesisht shkaku i incidenteve, ndërkohë që ekspertët nuk përjashtojnë edhe mungesën e standardeve gjatë mbushjes së bombulave që në ambientet familjare përdoren më së shumti për gatim.

a.q/NOA

KOMENTE