INSEAD, Shkolla e Biznesit për Botën: Shqipëria ka koeficientin e pikëve 30.45, duke u klasifikuar e 80 në indeksin e përgjithshëm ekonomik për vitin 2011
Sipas studimit të lëshuar bashkërisht nga INSEAD dhe Indeksin Global të saj Innovation 2011 Partneritet dhe Njohuri, Alcatel-Lucent, Boozi & Company, Konfederatën e Industrisë indiane (CII), dhe Organizata Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), Shqipëria, ka koeficientin e pikëve 30.45, duke u klasifikuar e 80 në indeksin e përgjithshëm 2011
Brooklyn New York, 6 Gusht 2011/ Beqir Sina - Ndërsa jemi duke parë që ekonomia botërore e vazhdon përpëlitjen e saj - ekonomistë të njohur nga mbarë bota për te pare se çfarë mund të sjellë viti 2011-a vazhdimisht, ata nga ekonomitë e mëdha përmendin Gjermaninë si më e forta ekonomikisht në Botë, dhe nga ekonomitë e vogla Shqipërinë, si më stabilen dhe herë me rritje të dukshme.
Megjithë përpjekjet e vazhdueshme të opozitës për të futur vendin në krizë dhe për të prishur imazhin e Shqipërisë, duket se sipas të gjitha vlerësimeve prestigjioze se ato nuk kanë ndikuar në imazhin e krijuar tashmë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Agjencitë e huaja turistike vazhdojnë të promovojnë dhe nxisin vlerat e Shqipërisë si në fushën e turizmit, duke e renditur atë si një ndër vendet e para të Europës për numrin e turistëve po ashtu edhe të investimeve strategjike dhe ndërmarrjeve të mesme e të vogla. Agjencitë turistike prestigjioze të huaja, e cilësojnë industrinë e turizmit në Shqipëri edhe për këtë vit si një nga fushat e ekonomisë më të zhvilluara në Shqipëri.
Sipas tyre, progres domethënës i është bërë turizmit duke krijuar kushte sa më të favorshme për turistët e huaj dhe duke pasur tashmë në mbi 80 për qind të vendit një infrastrukturë bashkëkohore.
Rritjen e turizmit dhe stabilitetin ekonomik të Shqipërisë e vlerësoi dhe Lonely Planet teksa e ka renditur në listën e 10 vendeve europiane si destinacion më i mirë turistik për 2010, Forumi Botëror Ekonomik e rendit të 90 nga 133 vende në terma konkurrimi në fushën e industrisë së turizmit.
E ndërkohë edhe INSEAD, Shkolla Ndërkombëtare Zvicerane e Biznesit për Botën e nxjerr Shqipërinë, ndër vendet me ekonomi më stabile. Sipas INSEAD, thuhet se Shqipëria ka koeficientin e pikëve 30.45, duke u klasifikuar e 80 në indeksin e përgjithshëm 2011 - ndërkohë që për vitin e kaluar Shqipëria, po në të njëjtën periudhë ishte e 81. Ndërsa dy vjet më parë në vitin 2009 pas zgjedhjeve të qershorit, vendi ynë renditej e121-ta.
Kjo tregon qartë se Shqipëria nuk ka ndonjë "bum" ekonomik, por në një Europë të mbërthyer nga kriza ekonomike, Shqipëria dhe Gjermania janë dy vendet me ekonominë me stabile deri tani. Për dy vjet Shqipëria ka ngjitur 40 shkallë duke shënuar kështu një rritje në të gjithë treguesit ekonomiko financiar, tregon INSEAD, Shkolla Ndërkombëtare Zvicerane e Biznesit për Botën e nxjerr Shqipërinë, ndër vendet me ekonomi më stabile..
Sipas studimit të lëshuar bashkërisht nga INSEAD dhe Indeksin Global të saj Innovation 2011 Partneretet dhe Njohuri, Alcatel-Lucent, Boozi & Company, Konfederatën e Industrisë indiane (CII), dhe Organizata Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), Shqipëria, ka koeficientin e pikëve 30.45, duke u klasifikuar e 80 në indeksin e përgjithshëm 2011 - ndërkohë që për vitin e kaluar Shqipëria, po në të njëjtën periudhë ishte e 81. Ndërsa dy vjet më parë në vitin 2009 pas zgjedhjeve të qershorit, vendi ynë renditej e121-ta. Kjo tregon qartë se Shqipëria nuk ka ndonjë "bum" ekonomik, por në një Europë të mbërthyer nga kriza ekonomike, Shqipëria dhe Gjermania janë dy vendet me ekonominë me stabile deri tani.
Sipas këtij studimi dhjetë ekonomitë më të mira në renditjen 2011 janë:
1.Zvicra
2.Suedia
3.Singapori
4.Hong Kong (SAR)
5.Finlanda
6.Danimark
7. Shtetet e Bashkuara
8.Kanada
9.Holanda
10.Britania e Madhe
Për dy vjet Shqipëria ka ngjitur 40 shkallë duke shënuar kështu një rritje në të gjithë treguesit ekonomiko financiar. Përsa i përket tregut në Shqipëri, agjencitë më prestigjioze të botës thonë se zhvillimi i tregut në Shqipëri ka qenë i mirëmenaxhuar duke dhënë efekte pozitive në kapërcimin me sukses të krizës ekonomiko financiare që përfshiu gjithë botën. Ndër vite shqiptarët që janë shquar si popull i dashur dhe mikpritës, iu mohua fatkeqësisht për më shumë se gjysmë shekulli - ky virtyt i vyer paçmuar nga regjimi i egër komunistë i Enver Hoxhës.
Arritjet e Shqipërisë sot dhe virtytet e tyre i kanë konfirmuar edhe të huajt, të cilët kur vizitojnë Shqipërinë i “prekin” nga afër vlerat shqiptare. Shqipëria, thuhet se është vendosur tashmë në fokus të investitorëve të huaj duke qenë se ka çmimet më të favorshme në Europë. Agjencitë e huaja theksojnë se pavarësisht që Shqipëria e ka nisur zhvillimin e saj nga një pozicion i varfër, post komunistë ajo është sot një nga ekonomitë që është zhvilluar me ritme më të shpejta në Europë dhe niveli i varfërisë është ulur më shumë se gjysma në 10 vitet e fundit. Sipas, agjencive, turizmi në Shqipëri është zhvilluar dyfish në pesë vitet e fundit.
Këtë konstatim për Shqipërinë mësojmë edhe nga vlerësimi dhe klasifikimi që ka publikuar INSEAD, Shkolla Ndërkombëtare Zvicerane e Biznesit për Botën, e cila e ka renditur Shqipërinë, ndër vendet me ekonomi më stabile.
Si një nga shkollat kryesore dhe më e madhe diplomuar në botë e biznesit, INSEAD, thotë se ajo bashkon njerëzit mes kulturave dhe ideve nga e gjithë bota për të ndryshuar jetën dhe për të transformuar jetën e tyre.
Kjo shkollë thotë se ky studim është "Një perspektivë globale për diversitetin ekonomik, kulturor që janë pasqyruar në të gjitha aspektet e hulumtimit tonë dhe ato janë mësimdhënies”.
Kjo shkollë me tre kampuset në Evropë (Francë), Asia (Singapore) dhe Abu Dhabi(Arabia Suadite), dhe një qendër kërkimore në Izrael, përfshin studime të mirëfillta kërkimore në, ekonomi, arsim, kultur dhe biznesin në tre kontinente. Anëtarët të INSEAD janë 145 ekonomistët më të njohur të fakultetit nga 36 ekonomitë që sot frymëzojnë botën në më shumë se 1.000 pjesëmarrës në vit në shkallë MBA, Ekzekutiv dhe programe PhD.
Përveç programeve INSEAD në kampuset që ka në të tre kontinentet, ka edhe programe ekzekutive në kampuset e SHBA-së në Filadelfia, Wharton dhe San Francisco. Në Kinë, thonë ata ne kemi dhënë një program ekzekutiv të përbashkët MBA me Tsinghua Universitetit, dhe në Brazil, kemi bashkëpunim me Fundaçao Dom Cabral i cili ka ekzistuar për 21 vjet.
Vitin e kaluar, INSEAD festoi 50 vjet si një pionier i arsimit ekonomik e financiar të biznesit ndërkombëtar bazuar në ekonominë e Evropës. Këtë vit kjo shkollë thotë se festojmë një tjetër piketë në historinë tonë - 10 vjetorin e kampusit të Azisë në Singapor - dhe vitin e ardhshëm INSEAD do të festojë pesë vjet të pranisë së saj në Abu Dhabi.
Rreth botës dhe gjatë dekadave, INSEAD vazhdon të besojë në kryerjen e hulumtimit dhe prerjes inovative në të gjitha programet që ka ajo në mënyrë që të sigurojë krerëve të ekonomisë dhe të biznesit nëpër botë njohuri dhe ndjeshmëri për të vepruar kudo. Këto vlera kryesore, thotë në fund INSEAD, Shkolla Ndërkombëtare Zvicerane e Biznesit për Botën, e cila e nxjerr Shqipërinë, ndër vendet me ekonomi më stabile na kanë mundësuar të bëhet me të vërtetë "Shkolla e Biznesit për Botën".