Prishtinë, 6 gusht 2011, NOA - Lëvizja “Vetëvendosje” e ka vlerësuar si zmbrapsje të qeverisë marrëveshjen që kjo e fundit arriti me KFOR-it për situatën në veri të Kosovës.
Kryetari i saj, Albin Kurti tha se pajtueshmeria është dështim për shtetin e Kosovës ndërsa përgjëgjësia për këtë sipas tij bie mbi kryeministrin, Hashim Thaçi, i cili sic tha Kurti, nuk e ka vazhduar zbatimin e operacionit për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit. Pikat për të cilat qeveria dhe KFOR-i janë pajtuar, Kurti i ka quajtur si urdhëra të KFOR-it për qeverinë e jo si kushte të qeverisë për KFOR-in.
“Tani qeveria nuk ka kurrfarë kontrolli mbi veriun, pasi këtë përgjegjësi ia ka kaluar KFOR-it, që është në Kosovë në bazë të rezolutës 1244 dhe nuk njeh pavarësinë e vendit”, ka theksuar Kurti.
a.q/NOA