English

Vlorë, shpallet në kërkim një 35 vjeçar, një tjetër arrestohet për vjedhje

Vlorë, 6 gusht 2011, NOA – Seksioni I Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë së Vlorës i ka vënë prangat shtetasit Fatjon Jaho Imamaj, vjeç 23, banues në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë.

Arretimi I këtij shtetasi u krye pasi në datë 04.08.2011 ora 23.30 është kapur në flagrancë duke vjedhur një sasi kablli elektrik me vlerë 20.000 lekë që shërbente për furnizimin me energji elektrike të dy puseve të naftës të një kompanie private në Gorisht Komuna Vllahinë.

Policia e Vlorës ka bërë me dije se, po dje rreth orës 23:50 filloi procedimi në ngarkim të shtetasit Fatmir Alem Halla, vjeç 40, banues në lagjen “Lirim” Vlorë.

Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi dyshohet se në datë 05.08.2011 rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Rruga e Re” para dyqanit të shtetasit A. Sh., vjeç 35, banues në “Lirim” pas një debati për motive banale që ka bërë me këtë shtetas, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të derës së dyqanit, duke mos lënduar asnjë person. Ky person është shpallur në kërkim policor dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij. a.q/NOA

KOMENTE