SHBA, 6 Gusht NOA - Natyra sërish ka dhuruar spektakël dhe imazhe që në mënyrë absolute nuk mund të lihen pa u vënë re dhe duke na lënë pa frymë nga bukuria e tyre.
Vullkani Kilauea, në Hawaii, është një shembull i jashtëzakonshëm i këtyre rasteve.
Nga dita e mërkurë më datë 3 gusht ujëvara llave kanë dalë në mënyrë të pandërprerë nga krateri, i cili ndodhet në arkipelagun e Big Island.
Fraktura është krijuar që në muajin mars, pas një shpërthimi shumë të dhunshëm. Kilauea është një prej vullkaneve më aktivë në mbarë botën.
Faktikisht, aktiviteti i tij ka nisur që më 2 janar të vitit 1983.
Për momentin nuk janë regjistruar dëme në lidhje me banorët e zonës.
Vetëm rrugët që shpesh herë mbi to kalojnë turistët janë përkohësisht të bllokuara.
r.b/NOA