Bolonja, 6 Gusht NOA - Restoranti bolonjez i Pjacës së Popullit ka parë sot nga afër takimin mes dy personazheve gjigand të kinemasë si Woody Allen dhe Roberto Benigni.
Me pak fjalë prezantimi i pjesëmarrjes së aktorit komik me origjinë toskane në filmin italian të Allen, me titull provizor, Bop Decameron, ka pasur ditën e sotme dëshminë e parë reale.
Gjithçka ka ndodhur në restorantin e famshëm në kohë dreke, ku rreth tij kanë qenë të pranishëm me qindra persona kuriozë, madje të fshehur dhe kjo për të parë xhirimet e para të Benigni në këtë film.
r.b/NOA