Tiranë, 7 gusht 2011, NOA / Albana Qehajaj – Një ditë pas mbërritjes në Tiranë, Eliza Dushku nisi rrugëtimin për pasqyrimin e vlerave më të mira të vendit të saj të origjinës. E shoqëruar nga bashkëpunëtorët si edhe gazetarë ë kameramanë amerikane, aktorja e njohur e Hollivudit është pritur në mesditë nga kryebashkiaku Lulzim Basha.
Veç vlerësimit për karrierën dhe përcjelljën e vlerave shqiptare, Eliza Dushku ka marrëe sot një vlerësim të madh. Kryetari i bashkisë, Basha e ka shpallur atë Ambasadore të Tiranës në Botë.
“Jam i lumtur që Eliza ndodhet në Tiranë. Takimi shkoi mirë, është mundësi e jashtëzakonshme. Jemi të lumtur, se me anë të ndihmës së saj, të vendosim Tiranën në hartën turistike të botës”, u shpreh kryebashkiaku Basha. Ndërsa në fjalën e saj aktorja Eliza Dushku u shpreh e kënaqur për këtë vizitë dhe deklaroi se turin e saj nëpër Shqipëri do e fillojë nga Korça ku do të paraqitet dokumentari për promovimin e turizimit për vendin. Më pas Dushku, do të vijojë vizitën e saj në qytete të tjera të Shqipërisë.
a.q/NOA