Tiranë, 7 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku – Shqipëria prezantohet në kampionatin botëror të Freestyle football me talentin 22 vjeçar Fabian Duro.
Botërori nis të hënën në kryeqytetin çek, Pragë dhe audienca që e shoqëron është tejet e lartë.
Ky lloj sporti është sporti i kontrollit të topit me kreativitet në ajër në kombinim me muzikën.
Fabian Duro prezantohet si i vetmi lojtar profesionist i vendit. Ai është kampion i Shqipërisë.
Në botërorin e Pragës marrin pjesë 130 profesionistë të këtij sporti të veçantë nga mëse 60 shtete të ndryshme të botës.
Një vit më parë, ky botëror u zhvillua në Kejp Taun të Afrikës së Jugut. Ky është evenimenti më i rëndësishëm ndërkombëtar i Freestyle Fottball.
Fabian Duro, ishte fituesi i aktivitetit që u zhvillua në Tiranë me konkurrentë nga Shqipëria dhe Kosova.
Xhonglimet e Duros, ashtu sikurse edhe të gjithë sportistëve të tjerë, në edicionin e kaluar u vlerësua nga një juri e përbërë nga figura të shquara të futbollit ndërkombëtar.
Ata ishin Xhorxh Ueah, ish-sulmuesi i Milanit që në vitin 1995 u shpall “Lojtari më i Mirë në Europë”, “Lojtari më i Mirë Afrikan” dhe “Lojtari më i Mirë në Botë”, Edgar Davids, ish-mesfushori i Ajaksit, Barcelonës, Interit, Milanit dhe Juventusit, si edhe Kris Njokuana, afrikanojugori që është një prej “freestyle”-ve më të mirë në botë.
r.b/NOA