Bulqizë, 7 gusht 2011, NOA – Mëngjesi i së djelës ka ardhur i trishtë për 20 minatorët e ngujuar prej 14 ditësh në thellësinë 1 400 metra nën tokë në minierën e Bulqizës. Burimet kanë bërë të ditur se në orët e para të kësaj dite është rënduar gjendja shëndetësore për 3 prej minatorëve në nivelin 14 të minierës.
Për këtë arsye në ambientet e grevës së urisë kanë hyrë bluzat e bardha, të cilët kanë vendosur serum. Momentalisht, 3 minatorët, të cilët nuk pranojnë të shkëputen nga greva po marrin kurat mjekësorë në tunelin e minierës së Bulqizës.
a.q/NOA