English

Kryebashkiaku Basha pret sot aktoren Eliza Dushku

Tiranë, 7 gusht 2011, NOA – Kryetari i Bashkisë së Tiranës do të presë sot paradite në zyrën e tij aktoren e njohur shqiptare e Hollivudit, Eliza Dushku. Ajo mbërriti dje në Shqipëri, në kuadër të një dokumentari që do të zhvillojë për të promovuar vlerat artistike, kulturore dhe turistike të Shqipërisë. Dushku u prit në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas nga nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, e cila theksoi se aktorja ka ardhur për të promovuar vlerat social-kulturore të Shqipërisë, për të parë disa nga qytetet kryesore për rreth 10 ditë.

Tabaku konfirmoi se, aktorja Eliza Dushku do të takohet këtë të djelë me kryebashkiakun Basha, do të vizitojë disa nga qendrat tregtare të Tiranës e më pas do të ketë një udhëtim turistik në Durrës, Berat, Korçë, Krujë e Vlorë për të bërë një promovim sa më të mirë të Shqipërisë.

a.q/NOA

KOMENTE