Himarë, 7 gusht 2011, NOA - Të afërm, familjarë e banorë të Himarës përkujtuan Gumën fillimisht në varreza që prej orës 08:00 të mëngjesit, e më pas kanë shkuar në kishën e Himarës, ku vazhdon prej disa orësh ceremonia.
Në kishën e Himarës do të zbulohet një bust i tij, i mbuluar me flamurin grek. Po sipas tij, ceremonia po zgjat pasi ka përplasje mes familjarëve e banorëve për vendin ku do të vendoset busti i Gumës. Nuk ka tentativa për bllokim rrugë, apo përplasje të mundshme me policinë, sic ndodhi një vit më parë, në kulmin e sezonit turistik, ku për ditë me radhë u bllokua aksi Vlorë-Himarë, në shenjë proteste për vdekjen e 35-vjecarit Aristotel Guma. Policia e cilësoi aksidentin si vrasje me dashje ndërkohë dëshmitarët thanë se para aksidentit disa të rinj nga Vlora u konfliktuar me fjalë më njeri-tjetrin dhe se Guma u vra me dashje për shkak se fliste greqisht. Ilir Muka, autor i aksidentit vlerësoi në gjyq se ishte vetëm një aksident pa dashje.
a.q/NOA