English

Obama: Duhet veprim për hapjen e vendeve të reja të punës

SHBA, 7 gusht 2011, NOA - Presidenti Barak Obama i bëri thirrje ligjvënësve të miratojnë ligje që do të hapnin vende pune për amerikanët. Presidenti i bëri këto komente pasi edhe një tjetër nga këshilltarët e tij financiarë u largua dhe pasi në nga agjencitë kryesore të vlerësimit të kredive uli për herë të parë në histori klasifikimin për Shtetet e Bashkuara.

Në fjalimin e tij të përjavëshëm në radio dhe në Internet dje, Obama tha se me debatin e mbyllur për momentin për tavanin e borxhit, ai po përqendrohet në krijimin e vendeve të punës.

"Por në një periudhë afatshkurtër, misioni ynë urgjent është rritja e shpejtë ekonomike dhe krijimi i më shumë vendeve të punës. Kjo është në mendjen e njerëzve tani. Kjo ka rëndësi për familjet e këtij vendi”.

Presidenti do të bëjë fushatë intensive në javët e ardhëshme që publiku të mbështesë programin e tij ekonomik. Fushata do të përfshijë një turne me autobus në rajonin qendror të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Kerni lëshoi një deklaratë me shkrim dje, në të cilën u bëhet thirrje ligjvënësve demokratë dhe republikanë të punojnë sëbashku për të forcuar ekonominë dhe për të ulur deficitin. Deklarata bëhet një ditë pasi S&P vendosi të ulë klasifikimin e kredisë për Shtetet e Bashkuara.

Në fjalimin e tij javor, Obama i bëri përsëri thirrje Kongresit, që kur të kthehet nga pushimet në shtator, të miratojë aspekte të planit të tij ekonomik. Ai kërkon shkurtimeve taksash amerikanët me të ardhura të ulta dhe mesatare, përfitime nga taksat për kompanitë që marrin në punë veteranët e ushtrisë, reformën e patentave dhe miratimin përfundimtar të marrëveshjeve për tregtinë e lirë me Panamanë, Kolombinë dhe Korenë e Jugut.

Presidenti duhet gjithashtu të gjejë një kryetar të ri për Këshillin e tij Ekonomik. Osten Gullsbi u largua nga posti të premten për t’iu kthyer karierës së tij akademike në Universitetin e Çikagos. Nuk është emëruar ndonjë person tjetër për ta zëvendësuar atë.

Largimi i zotit Gullsbi e lë sekretarin e Thesarit Timothi Gajtner të vetmin anëtar të ekipit fillestar ekonomik të Presidentit Obamba që ende punon në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.

a.q/NOA/VOA

KOMENTE