Tiranë, 7 gusht 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e djelë, 7 gusht 2011.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: Flet ish presidenti, Mejdani: Rama nuk duhej të rikandidonte për kreun e PS-së, ish kreu i shtetit deklaron se rikandidimi i Ramës pas humbjes së PS në vitin 2009 ishte i sforcuar e se ai duhej të zbatonte statutin sikundër bëri Nano në vitin 2005.
Të tjerë artikuj në faqen kryesore të të përditshmes “Panorama” janë: Eliza Dushku kërkon nënshtetësi shqiptare në Tiranë, pritet sot nga kryebashkiaku Basha; Rrëfimi i ish të dënuarit politik: Gratë dhe vajzat që përdhunoheshin në burgjet e komunizmit.
E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: KQZ me gjyqtarë konsensualë, dalin idetë e parë për institucionin zgjedhor. Prapaskenat si u tërhoq Ps nga tre kushtet paraprake.
Argumente të tjerë veçojmë: Tension dhe gjendje e rëndë, rrezikohet mbytja e minierës; Cvernaka, fshati që rrëshqiti mbi gjol, një reportazh nga Fatos Baxhaku; Kulturë – Demir Hyskja: Dhimbje e pamasë për teatrin “Skampa”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: Raporti Global, Shqipëria ekonomi stabël dhe pozitive. Ky artikull flet për raportin e agjencive financiare të cilat japin të dhëna për të gjitha vendet e ku ekonomia shqiptare cilësohet si pozitive afatmesme dhe afatgjatë.
Në rubrikën Opinion do të gjeni: Bashir Collaku: Bashkëpunëtorët e Ramës; Ndërsa në kronikën e zeza gazeta fokusohet në vrasjen e Shkodrës: Ekzekutim për gjakmarrje, përsëritet skena e 4 viteve më parë; Universitetet private, ministria shpall kriteret për regjistrimin. Ndërsa në suplementin “Super time” mes të tjerash do të gjeni: Eliza Dushku: Jam shqiptare e vërtetë, mbaj premtimet e dhëna.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: Flet pedagogia që shau Bashën “vrasës” në fakultet: Basha, jo gjatë në atë karrige, PS u tregua tutkune!
Në brendësi të gazetës mund të gjeni: Këshilla e së djelës nga doctor Harxhi: Kur në jetën e çiftit nuk ka më drithërima; Vëzhgimi: Në tren drejt Shkodrës…me tre turistë nga Belgjika.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: Vrau ne vitin 2006. Dyshimi ihakmarrjes, ekzekutohet 49 vjeçari, i cili flet për vrasjen një ditë më parë në derën e shtëpisë së babait të dy fëmijëve.
Në faqen kryesore, gjithashtu mund të gjeni: Pronat, Agim Toro: Qeveria dështoi me kompensimin, zgjat 700 vjet; Gjimnazistët mbetës: Si do të njihen notat vitin tjetër.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.q/NOA