English

Pushimet në atdhe, 9 500 emigrantë në Kakavijë brenda 24 orëve

Kakavijë, 7 gusht 2011, NOA – Doganat shqiptare, kryesisht ato në kufi me Greqinë janë mbipopulluar në këto ditë të nxehta të gushtit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit është shtuar numri i emigrantëve, të cilët vijnë në vendin tonë për pushime. Pika e kalimit kufitar në Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar një numër të lartë emigrantësh, të cilët vijnë në Shqipëri për të pushuar. Zytartarisht në këtë pikë kufitare, brenda dirës së shtunë kanë hyrë 9500 shtetas dhe 2500 automjete.

Emigrantët shprehen se ndonëse fluksi është i madh, puna në dogana është më ritme normale, duke mos sjellë vonesa të mëdha në hyrjen për në atdhe.

a.q/NOA

KOMENTE