Nju Jork, 7 gusht 2011, NOA - Standard & Poor's po i përmbahet vendosmërisht vendimit të tij për uljen e klasifikimit të Shteteve të Bashkuara nga tri A në dy A plus, ndërkohë që janë shtuar kritikat nga zyrtarët amerikanë, të cilët thonë se vendimi ishte i nxituar dhe i bazuar në informacion falso.
Zyrtarët e S&P-së mbrojtën dje vendimin e tyre për të ulur nivelin e kredisë dhe fajësuan për këtë Kongresin që zgjati me muaj të tërë debatin lidhur me reduktimin e deficitit dhe arriti marrëveshje shumë vonë dhe jo në nivein e duhur. Marrëveshja parashikon shkurtimin e deficitit me dy trilionë dollarë gjatë 10 vjetëve. S&P kishte bërë thirrje për katër milionë dollarë kursime.
Agjencia e kreditit vuri në diskutim gjithashtu aftësinë e ligjvënësve tejet të përçarë amerikanë për të zbatuar planin.
Departamenti amerikan i Thesarit kritikoi vendimin e S&P-së, duke e cilësur gjykimin e kompanisë të gabuar. Departamenti tha gjithashtu se kalkulimet e kompanisë kanë një gabim prej dy trilionë dollarësh. S&P e pranoi gabimin por i është përmbajtur vendimit.
a.q/NOA/VOA