English

Tadiç radikalëve serbë: Nuk ju lëmë në baltë

Beograd, 7 gusht 2011, NOA - Serbët në Kosovë kanë nevojë për garanci se nuk janë të harruar dhe të “lënë në baltë”, deklaroi drejtori i Zyrës së qeverisë serbe për bashkëpunimin dhe mediat Milivoje Mihajlloviç.

Nga takimi i presidentit Boris Tadiç me kryetarët e komunave në veri të Kosovës nuk duhet pritur asgjë tjetër pos që ai t’iu garantojë atë që për serbët e Kosovës është e papranueshme, që të mbesin në veriun e Kosovës.

“Nuk duhet pritur që në këtë takim të ndodhë diç tjetër përveç asaj që është e pranueshme për serbët në veri dhe që iu jep garanci për të mbetur në veriun e Kosovës. Të gjithë serbët nga Kosova gjithnjë kanë qenë me fytyrë të drejtuar nga Beogradi. Atyre as nuk iu nevojiten garanci më të mëdha, ata kanë ndjesinë se janë të harruar, se janë të lënë në baltë dhe mendoj se këto garanci do të jenë më të rëndësishme për ata që po marrin pjesë në bisedë me presidentin Tadiç”, tha Mihajlloviç, i cituar nga Koha Ditore.

Presidenti serb u takua mbrëmjen e sotme me kryetarët ilegalë të komunave në veri të Kosovës mbi veprimet që duhet të ndërmarrin pas arritjes së marrëveshjes me KFOR-in për heqjen e barrikadave dhe lejimin e qarkullimit normal nëpër disa rrugë në veri të Kosovës.

Koha Ditore/NOA

KOMENTE